Struga Trim Lum e Bledi Shkëmbit, mposhti ditën e sotme Skënderbeun me rezultatin 2:1, në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës.
Ekipi strugan kaloi në epërsi vetëm pas 6 minutave lojë me anë të Arbi Voshës, ndërkohë që “bardhekuqtë” e Ernest Gjokës, u kundërpërgjigjën në të 18-tën, me anë të egjiptianit Nasr, duke barazuar shifrat në 1:1.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte sërish skuadra e Bledi Shkëmbit, ajo që arriti të shënonte me anë të mesfushorit, Stefan Jetvtoski, që përshëndeti rrjetën e portierit Dervishaj në minutën e 73-të.
Minutat e mbetura të ndeshje miqësore nuk prodhuan më gola, ashtu që në fund Struga Trim Lum iu gëzua fitores 2:1, që ishte e dyta brenda këtij viti, teksa në duelin e parë, të zhvilluar po në Korçë, Struga Trim Lum asokohe triumfonte me shifrat 4:0.
