Fisnik Asllani shënon sërish në Bundesligë

Fisnik Asllani shënon sërish me fanellën e Hoffenhajm në Bundesligën gjermane, njofton “infOSport.mk”.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi sot kundër Heidenheim, duke ndihmuar skuadrën e tij për të regjistruar fitore 3:1.

Asllani shënoi golin e parë të takimit, derisa dy golat tjerë për Hofenhajmin mbajnë firmën e Lemperle dhe Kramariç.

Për Asllanin ishte ky goli i 5-të sezonal në ndeshjen e tij të 8-të këtë edicion në Bundesligë.

Ndryshe, Asllani ka shënuar edhe një gol tjetër në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Gjermanisë, ndërsa gjithashtu shënoi edhe atë gol shumë të vlefshëm me përfaqësuesen e Kosovës kundër Suedisë, kur goli i tij u solli 3 pikët e plota “dardanëve”.

Leave a Reply