Goce Sedlloski emërohet trajner i përfaqësueses së Maqedonisë, nesër prezantimi!

Këshilli drjetues pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e saj të mbajtur gjatë ditës së sotme, morri vendim për emërimin e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues të vendit.

Me propozim të Komitetit për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga Masar Omeragiç- president i FFM-së, Goran Pandev – Drejtor i ekipeave kombëtare, Nikollçe Noveski, kryetar i Shërbimit të Vëzhgimit të FFM-së, Agim Ibraimi – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së dhe Marjan Stojkovski – zëvendëspresident i FFM-së, drejtuesit e futbollit vendor kanë vendosur që në të ardhmen “A” përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ta drejtojë Goce Sedlloski.

Ky i fundit edicionin e kaluar drejtoi Vardarin pas shumë vitesh drejt trofeut të Kupës, ndërsa këtë edicion u shpall kampion vjeshte.

Po me Vardarin, ai gjatë edicioneve 2015/16 dhe 2016/17 dhe me FC Shkupin në sezonin 2021/22, kishte arritur të shpallet kampion.

Janë këto sukseset e tij më të mëdha në futbollin vendor, aty ku gjithashtu ka drejtuar edhe Horizont Turnovën, ndërsa gjithashtu kishte qenë trajner edhe i Vllaznisë së Shkodrës në Shqipëri, Shiroki Brijeg në Bosnje e Hercegovinë dhe Riga FC në Letoni.

Sedlloski në postin e trajnerit te përfaqësuesja e Maqedonisë do të zëvendësojë trajnerin e deritanishëm Bllagoja Milevski, me të cilin përfaqësuesja e vendit siguroi balotazhin për kualifikimin në botërorin e vitit të ardhshëm.

Prezantimi i Goce Sedlloskit si kryetrajner i përfaqësueses së Maqedonisë, do të ndodh nesër me fillim në ora 11:30, në hotel “Hilton” në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply