Bashkimi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndërperrjen e bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Demiri. Kështu, numri i futbollistëve që nuk do të jenë më pjesë e “zigjelbërve” në stinorin pranveror, arrinë në plotë 10-të, gati se një skuadër.
Demiri, skuadrës kumanovare iu bashkua korrikun e vitit 2024, duke qenë edhe pjesë e historisë më të re të Bashkimit, kur ndihmoi këtë skuadër për tu ringjitur në elitën e futbollit vendor pas plotë 17-viteve.
Ai gjatë stinorit vjeshtorë në Ligën e Parë luajti në 13 ndeshje, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e dy ndeshjeve të Kupës.
Ai te skuadra e Bashkimit erdhi nga KF Arsimi, ndërsa paraprakisht në futbollin profesionist kishte luajtur edhe me Dritën e Bogovinës dhe Voska Sport. Një periudhë të shkurtër, gjatë vitit 2023, Demiri e kishte provuar veten edhe në kategoritë e ulëta në Gjermani.
Kujtojmë, Bashkimi ditë më parë ndërpereu bashkëpunimin edhe me 9 futbollistë të tjerë, si: Flamur Xhelili, Faruk Bihorac, Marko Simonovski, Oguzhan Ajdogan, Isa Adenkule, Abdulhadi Jahja, Habubula Askar, Samet Rexhepi dhe Nedim Haxhiq.
Bashkimi stinorin vjeshtorë, e mbylli në pozitën e 6-të me 22 pikë, po aq sa KF Arsimi në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)
