Milani ka arritur marrëveshje me Uest Ham për huazimin e sulmuesit gjerman, Niclas Füllkrug.
Ai në “San Siro” do të qëndroj deri në qershor të vitit 2026, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston një klauzolë, sipas së cilës Milani mund të blejë kartonin e gjermanit, nëse do paguante shumën e 14 milion eurove.
Gjithashtu në këtë marrëveshje, thuhet se Milani do të paguar pagën e plotë të gjermanit edhe gjatë huazimit.
Ishte vetë dëshira e Füllkrug për tu transferuar te Milani, ndaj edhe i njëjti refuzoi disa oferta të bëra nga klubet gjermane, duke pasur parasysh aftësitë e tij realizuese. Për shërbimet e tij, interesoheshin gjithashtu edhe Augsburg, Volfsburg dhe ish skuadra e tij, Verder Bremen.
Kujtojmë, Füllkrug te Uest Hami u transferua verën e vitit 2024 nga rradhët e Borusia Dortmund. Ndryshe, Füllkrug është edhe anëtarë i kombëtares gjermane, për të cilën në 24 ndeshje, ka regjistruar 14 gola. (infOSport.mk)
