As 40 ditë nuk zgjati aventura e trajnerit Tupajiç te Rabotniçki!

Alen Tupjajiç ka mbyllur aventurën e tij me Rabotniçkin ende pa bërë 40 ditë në krye të “romantikëve”. Siç informojnë nga tabori i “romantikëve”, deri te ndërprerja e bashkëpunimit erdhi me pëlqim të dyanshëm, derisa një gjë të tillë kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre zyrtare, njofton “infOSport.mk”.

Tupajiç në krye të stolit të skuadrës shkupjane u ul me datë 14 nëntor, duke e udhëhequr Rabotniçkin në tre ndeshje, edhe atë kundër Struga Trim Lum, Shkëndijës dhe Sileksit.

Në të trija ndeshjet “romantikët” kishin pësuar disfatë, ndërsa sigurisht që edhe kjo ka qenë një ndër arsyet e këtij vendimi, kur kemi parasysh se Rabotniçki në këto ndeshje kishte shnëuar vetëm 1 gol.

Kujtojmë, Rabotniçki deri më tani ka ndarrë rrugët edhe me 4 futbollistë, si Demir Imeri, Xhelil Asani, Kalani Almeida dhe Amir Veliç.

Mirëpo këto nuk janë emrat e vetëm që pritet të largohen nga rradhët e skuadrës nga “Parku i Qytetit”, pasi ditëve në vijim pritet të ketë edhe emra të tjerë. (infOSport.mk)

Leave a Reply