Klubi i basketbollit Shkupi do të jetë pjesë e Superligës së basketbollit vendor edhe sezonin e ardhshëm. Edhe përkrahj humbjes nga Karposhi me rezultat 121:91, Shkupi siguri një vend në Superligë, me “Sokolat” që bien në kategorinë e dytë.
Së bashku me Karposhin, në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm do të luajë edhe Strumica që përfundoi në vendin e fundit të tabelës me vetëm 4 fitore dhe 28 disfata. Strumica në ndeshjen e fundit u mposht nga Pelisteri me shifrat 80:70.
Me ndeshjet e zhvilluara sot të fazës së “Plej aut”-it, mbyllen edhe llogaritë për mbijetesë në mesin e më të mirëve të basketbollit vendor./InfOSport.mk