Bellasica sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit vendor (VIDEO)

Skuadra e Bellasicës ka siguruar kualifikimin për në mesin e më të mirëve sezonin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në mbyllje të sezonit aktual në Ligën e Dytë Lindje, skuadra nga Strumica ka arritur një epërsi komode prej 11 pikësh, pasi edhe sot ishte superiore në përballjen ndaj Kozhuvit.

Bellasica shënoi fitore të thellë me rezultatin 6:0, ku figurë qendrore doli të jetë Pepi Georgiev që shënoi 4 gola (3’, 31’, 56’, 78’), teksa nga një gol shtuan edhe Zoran Mitevski (44’) dhe Goran Zdravkov (59’).

ШАМПИОНИИИИИИИ!!!!БЕЛАСИЦА ВО ПРВА ЛИГА!#ФКБеласица #НапредПлави

Публикувахте от ФК Беласица FC Belasica в 5 май 2018 г.

Fitore të thellë 8:2 realizoi edhe Plaçkovica në përballjen ndaj Pobedës së Valandovës, teksa Sasa nga Makedonska Kamenica falë golit të shënuar nga Viktor Markovski në minutën e 63-të mundi minimalisht Tikveshin.

E diela është e rezervuar për derbin e madh midis Bregallnicës dhe Borecit, ndeshje kjo që mund të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të zë vendin e dytë dhe do të luaj ndeshjen e balotazhit. Aktualisht Boreci me 47 pikë mban pozitën e dytë, teksa Bregallnica në vendin e tretë ka një pikë më pak.

Bellasica pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka arritur 18 fitore, 4 barazime dhe vetëm një humbje ka tubuar plotë 58 pikë.

LDFM – Lindje, Java 25

Bellasica 6 : 0 Kozhuvi
Plaçkovica 8 : 2 Pobeda V.
Sasa 1 : 0 Tikves
E diel:  
Bregallnica 16:30h Boreci
E lirë: Osogovo    

Leave a Reply