Osmani: Në Kratovë për fitore!

I pari me të tretin gjithmonë është derbi dhe Shkëndija si lidere e konfirmuar shkon në duelin e xhiros së 33-të të LPFM-së kundër Sileksit në Kratovë. Vendasit luajnë për të ruajtur pozitën e tretë që siguron pjesëmarrje në eliminatoret e Liga Evropës dhe do të kërkojnë pikë maksimale, ndërkohë që edhe nga tabori tetovarë kanë paralajmruar se për objektiv kanë vetëm triumfin.

“Në çdo ndeshje shkojmë për fitore, edhe pse e kemi siguruar kampionatin, sigurisht që edhe në Kratovë do të shkojmë për fitore”, është shprehur shkurt trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Sileksi-Shkëndija do të zhvillohet nesër në Kratovë, duke nisur nga ora 16:30.

Leave a Reply