Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni pas përvojës 4-vjeçare në MLS ligën amerikane, fillimisht me Neë England Revolution dhe më pas edhe me Montreal, është gati të rikthehet në Europë.
Ai nuk arriti të lë fare gjurmë në Amerikën e largët, derisa i vetmi aspekt pozitiv i aventurës së tij amerikane është fakti se lojtari ka përfituar jo pak, por 7,5 milionë dollar.
Paraqitjet në vitet e fundit nuk kanë qënë të një niveli të kënaqshëm, çka ka bërë që interesi për të, të jetë i ulët.
Gjithsesi, për Vrionin ka sinjale nga Serie B, me 27-vjeçarin që ndiqet nga Reggiana dhe Cesena.
Ai e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur më parë me Venezia, Cittadella dhe Juve U23.
