Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se duhet të shqyrtohet heqja e pezullimit të Rusisë nga turnetë ndërkombëtarë.
Rusia u përjashtua nga futbolli ndërkombëtar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Infantino u shpreh kundër bojkotit, duke theksuar se ky përjashtim nuk ka sjellë rezultate pozitive.
Sipas tij, ndalimet vetëm kanë rritur frustrimin dhe ndjenjat negative. Ai theksoi se përfshirja e të rinjve rusë në futbollin europian mund të dërgojë një mesazh pozitiv.
“Ne duhet ta shqyrtojmë rikthimin e Rusisë patjetër. Ky përjashtim nuk ka arritur asgjë, vetëm ka krijuar më shumë frustrim dhe urrejtje. Unë jam kundër përjashtimeve dhe bojkotit, pasi ato vetëm krijojnë më shumë urrejtje”, u shpreh ai, duke shtuar se përfshirja e të rinjve rusë në futbollin europian do të jepte një mesazh pozitiv.
Këto deklarata vijnë në një moment kur Infantino ka intensifikuar marrëdhëniet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
FIFA ka hapur zyra në Trump Toëer dhe Ivanka Trump është emëruar në një projekt bamirësie. Ndërkohë, SHBA përgatitet të presë Botërorin mes thirrjeve për bojkot.
