Juventusi ka bërë një goditje tjetër në merkato. Klubi bardhezi nga Torino ka prezantuar së fundmi mbrojtësin e krahut të djathtë, suedezin e Bolonjas, Emil Holm, i cili vjen si huazim deri në fund të këtij sezoni.
Holm ka luajtur në gjithsej 19 ndeshje këtë edicion me Bolonja, 11 prej të cilëve në Serie A, aty ku ka regjistruar edhe 1 gol dhe 4 asistime.
Ndryshe gjatë karrierës së tij, Holm ka luajtur edhe me Goteborg, Sonderjyske, Spezia, apo edhe Atalanta.
