Lajm i hidhur na vjen nga Belgjika, portieri 25vjeç pasi priti penaltinë ndërroi jetë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin belg, teksa në fushën e blertë ndërroi jetë portieri 25 vjeçar, Arne Espil. Ky i fundit aktivzohej me skuadrën amatore të  Ëinkel Sport, skuadër kjo që po përballej me ekipin e Ëestrosebeck.

Espil në këtë ndeshje priti një penallti, por menjëherë më pas u rrëzua në tokë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë. Lojtarit iu dha ndihma e shpejtë, madje u përdor edhe defibrilatori. Espil u dërgua për në spital me urgjencë, mirëpo gjatë rrugës ndërroi jetë sipas raportimeve të Het Nieuësblad.

“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

“Ishte një skenë e tmerrshme”, deklaroi ndihmës trajneri Deëerchin. “Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë. Unë mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Arne ishte një djali i mirë dhe plot humor, ne jemi një grup miqsh, kjo e bën tepër të vështirë këtë vdekje”.

Leave a Reply