Gjendet i vdekur edhe një futbollistë turk nën rrënojat e tëremtit në Kahramanmarash!

Një tërmet i cili goditi zonën e Kahramanmarash në Turqi, la të vdekur më shumë se 25 mijë persona deri më tani.

Në mesin e tyre kishte edhe disa sportistë, përfshirë këtu edhe 6 mundës (pehlivan), duke pasur parasysh se kjo zonë është e njohur për këtë sport, ndërsa së fundmi, siç njoftojnë nga Federata e Futbollit turk, i vdekur është gjetur edhe portieri ri i klubit amator, Derik Sport, Muhamed Seyid Orhan, transmeton “infOSport.mk”.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Muammed Seyid Orhan, portieri i Derik Sporit, një klub amator, ka vdekur nga tërmeti që goditi vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Turqisë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply