Kërçovarja Balla debuton me ekipin përfaqësues të femrave U17

Futbollistja kërçovare Lajla Balla është ftuar te ekipi përfaqësues U17 i Maqedonisë së Veriut në konkurrencë të femrave nga ana e seleksionueses Katerina Mileska.

Në kuadër të përgatitjeve që po zhvillohen në Strumicë, Lajla sot regjistroi debutimin e saj kundër reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U19 .

Ndeshja u zhvillua me intensitet të lartë dhe me shumë aksione nga të dyja skuadrat, duke përfunduar me rezultatin 2:2.

Lajla pati një paraqitje të jashtëzakonshme në debutimin e saj të parë, duke treguar cilësi dhe potencial të madh. Vlen të theksohet se ajo aktivizohet te klubi zviceran FC Luzern, ndërsa para saj është një karrierë shumë premtuese në futboll.

Leave a Reply