Goditje e rëndë për Dritën e Gjilanit në prag të dy sfidave më të rëndësishme në historinë e tyre kundër NK Celje, të vlefshme për ndeshjet e “play-off” të Ligës ë Konferencës, përmes së cilave skuadra e strategut shkupjan, Zekirja Ramadani do të kërkonte fazënë e 1/8 të finales të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian në nivel klubesh.
Skuadra gjilanase do të duhet të luaj pa kapitenin Rron Broja, një nga lojtarët kyç dhe shtylla e ekipit të Dritës.
Një dëmtim që e ka përcjellë për gjatë gjithë sezonit, vazhdon t’i krijojë probleme Brojës, madje duke mos arritur ta kryejë as fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Mungesa e tij është ndier edhe në dy ndeshjet e fundit ndaj Prishtinës dhe Ferizajt.
Tashmë është konfirmuar se Broja do të mungojë në sfidat ndaj Drenicës, dy përballjet me Celjen, si dhe në ndeshjen ndaj Llapit.
Një humbje e madhe për ekipin gjilanas në momentet më vendimtare të sezonit.
Kujtojmë, ndeshjen e parë kundër sllovenëve të NK Celje, skuadra e Dritës do ta zhvillojë në Prishtinë me datë 19 shkurt, ndërsa një javë më vonë në fushën e kundërshtarir do të luhet ndeshja kthyese, pas së cilës do të mësojmë, nëse skuadra e Zekirja Ramadanit do të regjistrojë suksesin më të madh historik, për të luajtur në fazëën e 1/8 të finales në kuadër të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)
