Komisioni Disciplinor pranë FFM-së solli vendim: KFF Ljuboten i hiqen 9 pikë

Gjatë ditës së sotme Komiteti Disciplinorë pranë FFM-së, mbajti seancën e rradhës, ku ndër të tjerash solli këto vendime:

– KFF Ljuboten i hiqen 9 (nëntë) pikë dhe njëkohësisht gjobitet me 750 euro për braktisje të ndeshjes së javës së 17-të midis ekipeve të AS United dhe KFF Ljuboten;

– Gjithashtu Komiteti Disciplinor pranë FFM-së pritet të fillojl procedurë kundër presidentit të KFF Ljuboten, Dragoljub Jovanovski, pasi ishte ai që ju kërkoi futbollisteve të KFF Ljuboten të braktisnin fushën, pas një goli të anuluar për pozicion jashtëloje.

Kësisoj, KFF Ljuboten mund të përshëdentet që tani me titullin kampion në elitën e futbollit vendor në konkurrencë të femrave. Me heqjen e 9 pikëve, KFF Ljuboten tashmë zbret në pozitën e 5-të me 34 pikë, derisa në pozitën e parë pas 18 xhirove të zhvilluara qëndron Skopje 2014 me 51 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply