Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nën drejtimin e seleksionuesit Goce Sedlloski po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, atë kundër Danimarkës në Kopenhagë, ndeshje kjo e vlefshme për një vend në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA-Kanada-Meksikë.
Futbollistët e përzgjedhur për këtë ndeshje, tashmë dy ditë po përgatiten në Shkup, ndërsa një nga futbollistët e kampionatit vendor, Reshat Ramadani, dha opinionin e tij në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm.
“Gjithsesi se është ndeshja më e rëndësishme për Maqedoninë. Mund të them se do të japim më të mirën nga vetja në fushën e blertë në Danimarkë, do të japim maksimumin, ndërsa pas ndeshjes do e shohim nëse do mjaftonte për të arritur objektivin. Neve duhet të laujmë taktikisht mirë, të luftojmë 100 % për çdo top. Neve jemi të qetë, e dimë që tribunat në ‘Parken Stadium’ do të jenë të stërmbushura, mirëpo kjo besoj do të jetë një motiv shtesë për ne si skuadër. E dimë se çfarë na pret atje, dhe neve jemi gati” – tha Reshat Ramadani.
