Dramë dhe penallti! Italia do mungojë edhe në Botërorin e tretë me rradhë, e gjithë Bosnja në festë!

Për të tretën herë radhazi, Italia ka dështuar të siguroj një vend për në Botëror. “Axurët” u mposhtën me penallti nga Bosnje e Hercegovina, në ndeshjen finale të “play off”, e zhvilluar në Zenicë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, me Italinë që avansoi në minutën e 15-të me golin e Kean, derisa Bosnje e Hercegovina barazoi gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 79-të, kur Tabakoviç shënoi për 1:1.

Vlen të theksohet se Italia e Xhenaro Gatuzo, nga minuta e 41-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të mbrojtësit të Interit, Bastoni.

Në shtesat prej dy herë nga 15 minuta, rezultati nuk ndryshoi (1:1), ndërsa në ruletin e penalltive, italianët gabuan dy herë.

Esposito dhe Cristante nuk ia dolën të shënojnë dot, derisa në anën tjetër futbollistët boshnjak nuk gabuan në asnjë rast, me Esmir Bajraktareviç që shënoi golin e fundit dhe të kualifikimit për Bosnje e Hercegovinën, që për herë të dytë do të luaj në një Botëror.

Në anën tjetër, Italia edhe për herë të tretë rradhazi nuk do të luaj në një Botëror. (infOSport.mk)

Leave a Reply