Maqedonia barazoi pa gola në Dublin ndaj R.Irlandës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 0:0 në ndeshjen miqësore ndaj Irlandës, e zhvilluar në stadiumin “Aviva” në Dublin, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi kombëtar i Republikës së Irlandës ishte shumë më i mirë, duke krijuar më shumë raste, për dallim nga Maqedonia që rastet e saja i kërkonte përmes kundër sulmeve.

Enis Bardhi në minutën e 26-të tentoi nga gjuajtja e lirë, derisa në minutat e fundit të pjesës së parë, irlandezët arritën të shënojnë, mirëpo goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtëloje.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Goce Sedlloski vendosi të bëj 3 ndryshime, duke inkuadruar në lojë Serafimov, Ristovski dhe Musovski, për të cilin ishte kjo ndeshja debutuese me fanellën “verdhekuq”. Vlen të theksohet se debutimin e tij me fanellën e Maqedonisë e bëri edhe Imran Fetai, që bëri një ndeshje të jashtëzakonshme në mbrojtje, për tu zëvendësuar në minutën e 65-të nga Visar Musliu.

Vlen të theksohet se të dy trajnerët e shfrytëzuan këtë ndeshje miqësore për t’u dhënë minuta edhe lojtarëve që më herët kanë pasur më pak hapësira në përfaqësuese, ashtu që Sedlloski bëri plotë 9 zëvendësime.

Ndryshe, ky është takimi i dytë i Maqedonisë nën drejtimin e Sedlloskit që nuk arrin të shënojë të paktën një gol.

Kujtojmë në ndeshjen e parë zyrtare, Maqedonia nën drejtimin e tij u mund nga Danimarka me shifrat 4:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply