FC Shkupi përforcohet në prag të sfidës me Llapin

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy emra të rinj, që pritet të ndihmojnë skuadrën në ndeshjet europiane, por edhe në sezonin e ri garues në Ligën e Parë, aty ku skuadra nga Çairi pretendon për më shumë këtë vit, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj te FC Shkupi, janë sulmuesi i krahut të majtë, 24-vjeçari Valid Hamidi, si dhe mesfushori 22-vjeçar, Muhamadu Suahibu Beri. Ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës senegaleze të Demda Diop, ndërkohë Hamidi nga skuadra algjeriane e KSM Skikda.

Që të dy u prezantuan sot në ambientet e klubit shkupjan nga ana e Drejtorit Sportiv, Omer Bunjaku, duke treguar edhe arsyen e bashkimit me FC Shkupin.

“Po, unë jam vërtet i lumtur që jam në këtë skuadër dhe mesazhi im për tifozët është se do të bëj çmos që të kem një sezon të mirë dhe që ekipi im do të jetë në çdo moment më i miri”, – është shprehur Hamidi.

“Më bën të lumtur të luaj në këtë klub dhe ambiciet e mija janë që ta ndihmoj këtë skuadër gjatë garave evropiane dhe më shumë”, – tha Beri.

Që të dy do të jenë gati për ndeshjen e së enjtes kundër Llapit në Prishtinë. Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e FC Shkupit shënoi fitore 2:0 ndaj skuadrës kosovare.

Leave a Reply