Ivan Balliu sezonin e ri i bashkohet njërës prej skuadrave nga Madridi në La Liga!

Ivan Balliu, mbrojtësi që ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, me shumë gjasa sezonin e ri do të luajë në La Liga.

Është skuadra e Rajo Valjekanos që ka zgjuar interesim për shërbimet e futbollistit shqiptarë, i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit në ligën e dytë spanjolle me skuadrën e Almerias.

Balliu, i cili tani është 29 vjeç, me skuadrën nga kryeqendra spanjolle pritet që të nënshkruajë  për dy sezone. Ndryshe në të kaluarën  tij, mbrojtësi shqiptarë ka luajtur edhe në Francë me skuadrën e Metz dhe Arouca në Portugali, si dhe me ekipin e Barcelona B.

Leave a Reply