Nejmar i siguroi fitoren Barcelonës edhe ndaj Junajtedit (VIDEO)

Ylli brazilian, Nejmar, i ka siguruar edhe fitoren e dytë Barcelonës në kuadër të turneut “International Champions Cup” në SHBA. Pas dy golëshit në përballjen e parë nda Juventusit, në të cilën ndeshje “katalunasit” kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1, kësaj rradhe Barcelona duke iu falënderuar sërish futbollistët të saj, Nejmar mundi me rezultatin minimal 1:0 ekipin e Mançester Junajtedit në stadiumin “Fedelks Fijlld” në Merilend.

Golin e vetëm të takimit Nejmar e realizoi në minutën e 31-të, kur mjaft mirë u gjind para mbrojtjes së “Djajve të Kuq” që megjithatë nuk ishte aq e vëmendshme, duke bërë që De Gea të kapitulojë para brazilianit.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime, nga të cilat humbi bukurinë loja e bukur e pjesës së parë, kur të pranishmit ishin dëshmitarë të shumë aksioneve të bukura, në veçanti të futbollistëve të Barcelonës.

Mançester Junajtedi e mbyll turneun me disfatë, ndërkohë për “katalunasit” pason ndeshja ndaj Realit të Madridit, që në program është me 30 korrik në Majami.

Leave a Reply