Markizio ndihmon Juven për të mposhtur PSZH-në (VIDEO)

Klaudio Markizio ka shënuar dy gola në fitoren 3:2 të Juventusit ndaj Paris Sen Zhermenit në kuadër të turneut “International Champions Cup” në SHBA.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Hard Rok” në Majami nisi  me shumë agresivitet dhe një inciativë të plotë të kampionëve në fuqi të Italisë, që zgjati vetëm deri në mesin e pjesës së parë, që më pas të vjen barazpesha.

Në saje të një lojë të tillë, Higuain, në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi golin e parë të takimit, kur pasi pranoi një top në zbrastirë brenda 16-të metërshit të skuadrës kundërshtare nga ana e shokut të tij të sulmit Dybala, realizoi për 1:0.

Në minutën e 53-të sulmuesi 20-vjeçar i PSZH-së, Gonzalo Guedesh barazoi shifrat pas një gabimi në mbrojtjen e Juves. Ky barazim ishte valid vetëm deri në minutën e 62-të, atëherë kur në skenë doli Klaudio Markizio që shënoi një super gol për rezultat 2:2.

Havier Pastore sërish riktheu barazimin me golin e realizuar në minutën e 80-të, mirëpo një minutë para fundit të takimit Markizio me golin e shënuar nga pika e bardhë, bëri që Juventusi në fund të dalë fitues i kësaj përballje me rezultatin 3:2.

Leave a Reply