Shkëndija e gatshme për sfidën ndaj Trakai

Shkëndija është gati për sfidën e rradhës në Liga Europa, kur sot në Vilnius të Lituanisë do të përballet me ekipin e FK Trakai, në kuadër të turit të tretë eliminatorë.

“Kuqezinjtë” gjatë pas ditës së djeshme zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin “LFF” në Vilnius, duke mundur të shijojë terenin ku sot do të zbresin në fushë për të kërkuar edhe një rezultat tjetër pozitiv në ndeshjet evropiane të këtij viti, ku pas 4 ndeshjeve të para nuk njohin fjalën, disfatë.

Futbollistët përballen me situatë të ngjashme si javën e kaluar në Helsinki, pasi edhe ndeshjen ndaj Trakai, “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në teren me bar sintetik.

Në seancën e fundit stërvitore stafi teknik me në krye Qatip Osmani provoi variantet e fundit tekniko-taktike para përballjes së sotshme që starton në ora 18:30 sipas kohës sonë, ndërsa edhe përfundimisht 100% për këtë sfidë të gatshëm do të jenë braziliani Stenio Zhunior dhe Mevlan Murati.

Leave a Reply