Galatasaraji rikthen Arda Turan në Turqi

Skuadra gjigande turke, Galatasaraji po planifikon të huazojë për një sezon mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan. Kjo lëvizje do të ishte një rikthim në shtëpi për 30-vjeçarin, sepse atje ai ka nisur karrierën.

Presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, i ka garantuar një pagë prej 4 milionë eurosh ish-yllit të Atletiko Madrid-it, ndërsa gjithashtu i ka ofruar edhe shiritin e kapitenit.

Sipas së përditshmes turke “Hurriyet”, Turan është në dilemë nëse duhet ta pranojë ofertën dhe të largohet përkohësisht nga Barcelona.

Ai ka luajtur për pesë sezone në Stamboll (2006-2011) me Galatasarajin, ku ka fituar një herë kampionatin dhe po kaq herë edhe Kupën dhe Superkupën e Turqisë.

Leave a Reply