KF Vllaznimi 1947, një ndër skuadrat më të vjetra shqiptare me shumë stil është shpallur kampione e Ligës së Tretë – JugPerëndim, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane në ndeshjen e javës së 16-të mundi rivalin e drejtëpërdrejtë FK Mogila me rezultatin e pastërt 3:0, duke zgjidhur kështu çështjen e kampionit që dy xhiro para fundit të sezonit 2025/26.
KF Vllaznimi 1947 në 15 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 11 fitore, 1 barazim dhe 3 disfata, duke tubuar plotë 34 pikë, 6 më shumë se Mogilla e vendit të dytë.
Deri në fund të kampionatit, kur kanë mbetur edhe dy xhiro, KF Vllaznimi 1947 do të zhvillojë formalisht edhe dy ndeshje, edhe atë kundër Sllavej në terren vendas me datë 10 maj, ndërsa në xhiron e fundit të paraparë për tu zhvilluar me 17 maj, kjo skuadër do të përballet me FK Kravari në transfertë.
Pasi të mbyllet edhe zyrtarisht kampionati, KF Vllaznimi 1947 do të duhet të përgatitet për ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave do të kërkoj një vend për në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)

