Barcelona dhe Hansi Flick siguruan titullin e dytë radhazi në La Liga, ndërsa gjatë festës presidenti Juan Laporta u shfaq shpesh përkrah teknikut gjerman si për të konfirmuar lidhjen e fortë ndërmjet tyre.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” zbulon se palët kanë gjetur një akord total për rinovimin e kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2027.
Pini Zahavi, agjenti i Hansi Flick udhëhoqi negociatat me presidentin Laporta dhe Drejtorin Sportiv, Deco. Gjetja e një akordi nuk ishte e vështirë pasi dëshira e të dy palëve ka qenë gjithnjë për të vijuar bashkëpunimin.
I njëjti burim thotë se Flick me ekipin “katalunas” do të firmos një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
