Dy klube franceze pas Zhegrovës, gati të luaj kundër Messit dhe Nejmar!

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova mund të ndryshojë ambient që në afatin kalimtar të verës.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick.ch” ka raportuar se dy skuadra të njohura franceze janë duke e vëzhguar talentin kosovar. Fjala është për skuadrat, si Lille dhe Lion, që te 22-vjeçari shohin përforcimin ideal të pjesës ofenzive në rradhët e tyre.

Mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën Edon Zehgrova, i cili në një intervistë më herët kishte thënë se dëshira e tij është që të luaj me Barcelonën. Megjithatë edhe mundësia për të luajtur përballë Messit e Nejmar nuk duhet anashkaluar nga ana e Zhegrovës, i cili këtë edicion me Bazelin ka zhvilluar gjithsej 15 ndeshje mes kampionatit zviceran dhe kupave të Europës, duke realizuar edhe 4 gola.

Zhegrova me Bazelin është i lidhur deri qershorin e vitit 2023-të, ashtu që nga shitja e tij eventuale do të mund të përfitonte diku rreth 5 milion euro.

Leave a Reply