Stojkoski dhe Bajrami që 4 vite më parë demoluan Vardarin, sërish bashkë, mirëpo këtë herë me role të ndryshme (VIDEO)

Krstijan Stojkoski dhe Muharem Bajrami sërish do jenë bashkë, mirëpo këtë herë me një skuadër tjetër dhe me role ndryshe, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy në sezonin  2017/2018 ishin pjesë e FC Shkupit. Po kjo dyshe me fanellën “bardhekaltër” dhjetorin e 2017-tës në Çair kishin gjunjëzuar Vardarin e famshëm, duke shënuar dy eurogola të vërtetë.

Fillmisht Muharem Bajrami në minutën e 63-të me të djathtën e tij realizonte një ndër golat e tij më të bukur përballë Vardarit, që më pas në minutën e 85-të, Stojkoski të shpërrthejë me një proektil të vërtetë me të majtën e tij, duke bërë që “Shvercerat” të çmendën së festuari atë fitore të madhe të FC Shkupit.

Bajrami dhe Stojkoski prej sot, pas tre viteve të plota do jenë sërish bashkë, këtë herë te skuadra tjetër shkupjane e Makedonija GJ.P., mirëpo këtë herë njëri në rolin e trajnerit, e tjetri ende si futbollistë. (infOSport.mk)

Leave a Reply