Arbin Zejnullai: Vij në një klub me traditë të madhe

Rabotniçki gjatë ditës së sotme njoftoi edhe transferimin e tretë gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit. Emri më i ri në mesin e “romantikëve”, është ai i Arbin Zejnullait, i cili me skuadrën shkupjane ka firmosur kontratë dy vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Shkëndijës menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit Borçe Hristov, ndërsa i njëjti foli për herë të parë si “romantik”.

“Është nder për mua që vijë në një klub me traditë të madhe siç është Rabotniçki. Rikthehem në kampionatin e Maqedonisë, ku i njoh mirë mundësitë dhe shpresoj se do e justfikojë besimin që ma ka dhënë klubi. Premtojë punë të palodhshme dhe shpresoj se së bashku do të arrijmë rezultate të suksesshme” – tha Arbin Zejnullai pasi vendosi të zezën mbi të bardhë me drejtuesit e ekipit të Rabotniçkit.

Arbin Zejnullai është një fëmijë i Shkëndijës, i cili shtatorin e vitit të kaluar pranoi të transferohet te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, mirëpo pasi nuk arriti të rigjejë veten te ky klub, i njëjti vendosi të prishë kontratën para kohe (e kishte deri në qershor të vitit 2022) dhe të rikthehet në futbollin vendor, duke nënshkruar me Rabotniçkin, aty ku do të rigjejë Armend Alimin, me të cilin kishin luajtur bashkë te skuadra e Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply