Stavrev kryesori i ndeshjes së balotazhit midis Skopjes dhe Vardarit

Një ndër arbitrët më të mirë vendor, Aleksandar Stavrev, është përcaktuar për të ndarë drejtësinë në takimin e balotazhit midis Skopjes dhe Vardarit. Ky takim  është i vlefshëm për inkuadrim në Ligën e Parë, aty ku skuadra me më shumë trofe në vendin tonë, Vardari do të tentojë të rikthehet pas dy viteve, raporton “infOSport.mk”.

Ndihmës i parë i Satvrev në këtë përballje që do të zhvillohet në Kavadar, do të jetë Dejan Kostadinov, si ndihmës i dytë do të figurojë, Sllagjan Markoski, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Marjan Mlladenovski.

Për delegatë është përcaktuar, Sllavço Gjorgjijoski, derisa rolin e kontrollorit do ta bëjë, Vanço Kocev.

Ndeshja e balotazhit midis Skopjes dhe Vardarit, në program është me datë 21 maj me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply