Irani edhe përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të këtij viti, që për herë të parë në histori do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA-Kanada-Meksikë.
Arsyeja e tërheqjes së tyre është operacioni ushtarak i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa një gjë të tillë ka potencuar edhe Ministri i Sportit të këtij shteti, Ahmad Donjamali.
Pas kësaj tërheqje të Iranit, ende nuk dihet se kush do ti zëvendësoj ata, ndërsa më shumë gjasa ka kombëtarja e Irakut.
Sipas rregullores së FIFA-s, nëse një kombëtare pjesëmarrëse tëhiqet nga gara, apo suspendohet, atëherë Shtëpia e Futbollit Botëror mund të ftojë një tjetër kombëtare.
Kombëtarja e Irakut është pjesë e ndeshjeve të “play-off”, ashtu që nëse i’a arrinë qëllimit që të siguroj kualifikimin, atëherë kombëtarja e rradhës që mund të zëvendësonte Iranin në Botërorin e këtij viti që starton me 10 qershor. (infOSport.mk)
