Ndodh mrekullia në Champions, Sportingu përmbys epërsinë 3:0 të Bodo/Glimt

Sportingu i Lisbonës ka kompletuar përmbysjen e madhe në “Champions League” ndaj Bodo/Glimt. Portugezët, pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë, kthyen gjithçka në favorin e tyre në aktin e kthimit, teksa fituan po 3:0 në kohën e rregullt, që më pas në shtesa të sigurojnë biletën për në fazën tjetër në kohën shtesë.

Ekipi i Borges realizoi në pjesën e parë me anë të Inacios, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Goncalves dhe Suarez me penalti.

Në shtesë, golat e Araujo dhe Nel i dhuruan kualifikimin Sportingut me rezultatin e përgjithshëm 5:3.

Sportingu në çerekfinale do të pret fituesin nga ndeshja, Arsenal-Leverkusen.

Leave a Reply