Një gol bëri që polakët të dashurohen te Hoxha! Widzew Lodz gati të paguaj miliona euro për sulmuesin “kuqezi”

Arbër Hoxha ditë më parë shënoi golin e vetëm për Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e “play-off” kundër Polonisë. Mjaftoi ky gol, që polakët të dashurohen tek sulmuesi “kuqezi”, që aktualisht është pjesë e gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.

Sipas medias polake “meczyki.pl”, interesim për Hoxhën ka shfaqur skuadra e Widzew Lodz, që është gati të paguaj miliona euro, vetëm e vetëm për të parë atë në rradhët e tyre. Kujtojmë, pjesë e Ëidzeë Lodz, është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu.

Raportohet se klubi polak dhe ai nga Zagrebi kanë biseduar për një transferim të mundshëm. Widzew Lodz është gati të shpenzojë 5 milionë euro, teksa tashmë i mbetet Dinamos së Zagrebit që të vendosë, nëse do ta pranojë ofertën apo jo.

Leave a Reply