Imran Fetai: Jam i kënaqur me debutimin dhe paraqitjen time ndaj Irlandës

Mbrëmë në ndeshjen ndaj Irlandës në Dublin, debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, e kishte mbrojtësi shqiptarë nga Gostivari, Imran Fetai. Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar, i cili me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Shkëndijës, pjesë e së cilës skuadër është që nga mosha e hershme, mirëpo që kishte luajtur edhe nëpër disa skuadra të tjera, para se të rikthehej sërish verën e vitit të kaluar.

Pikërisht paraqitjet e mira me fanellën “kuqezi”, bën që trajneri Sedlloski ta ndiqte atë në disa ndeshje me rradhë, për ta ftuar më pas edhe në përfaqësuese.

Tashmë, kur i njëjti ka debutuar, që të gjithë janë të kënaqur, pasi me angazhimin e Fetait, Maqedonia ka përfituar një tjetër futbollistë me perspektivë në mbrojtje.

“Më duhet të them se jam shumë i lumtur për debutimn. Si ndeshje e parë, mendoj se kam luajtur mirë. Gjithsesi që shpresoj të vazhdoj kështu. Irlanda ishte një skuadër e fortë, dhe neve duheshe patjetër të luanim ashtu, dhe ashtu bëmë. Mendoj se kemi luajtur mirë dhe se nuk na rrezikuan, njëjtë sikurse edhe ne që nuk i rrezikuam ata. Ishte një ndeshje e luftuar dhe mendoj se në fund që të gjithë ishim të lumtur nga epiolgu final i këtij takimi” – tha Imran Fetai, vlera e të cilit në tregun euopian të futbollit, gjithnjë sipas “transfermakt”, kap shifrën e 600 mijë eurove. (infOSport.mk)

Leave a Reply