Naser Aliji humb njeriun e shtrenjtë të familjes!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, njëkohësisht edhe pjesë e Dinamo City në Shqipëri, Naser Aliji, ka reaguar i përlotur në rrjetet sociale, pasi i njëjti ka humbur një anëtar të ngushtë të familjes së tij, dajën.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi. Allahu na bashkoftë në xhenet dajë”, – ka shkruar 32-vjeçari, Aliji, që ditë më parë vazhoi kontratën me Dinamo City, pavarësisht interesimit nga drejtuesit e skuadrës kampione të Egnatias.

Aliji, kështu edhe në sezonin 2026/27 do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës “dinamovite”, te e cila skuadër ishte transferuar shtatorin e vitit 2024.

 

Leave a Reply