Qatip Osmani debuton me disfatë në stolin e KF Laçit!

Qatip Osmani, ka debutuar me disfatë në bankinën e KF Laçit, teksa skuadra e tij e re u mposht me rezultatin minimal 1:0 në duelin miqësor ndaj Besës së Kavajës, përcjellë “infOSport.mk”.

Ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e “Luzit të Vogël”, e vendosi një gol i shënuar nga sulmuesi i afruar në këtë merkato te kavajasit, Melsi Cereni.

Vlen të theksohet fakti, se në këtë miqësore të parë të dy trajnerët aktivizuan një numër të konsiderueshëm lojtarësh, ku fokusi ishte tek ata që janë në provë si te Besa ashtu edhe te Laçi i dyshes, Osmani-Livoreka.

Kujtojmë që kavajasit këtë sezon do të garojnë në Kategorinë e Parë shqiptare, ndërkohë që Laçi do të jetë sërish pjesë e Superiores, pas shpalljes kampion në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply