Maqedonia U-18 fiton miqësoren me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18, që udhëhiqet nga  Vllatko Kolev, shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Malit të Zi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër.

Maqedonia ishte kundërshtarë më i mirë, ndërsa rastin e parë më konkret në këtë ndeshje për të kaluar në epërsi e pati në minutën e 21-të, kur Andrej Cvetkovski u gjend në një pozicion të mirë, por goditja e tij përfundoi pranë shtyllës.

Pasuan edhe disa gjysëmraste për “verdhekuqtë”, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën, ashtu që në pushim të dyja skuadrat shkuan pa asnjë gol të shënuar.

Golin e epërsisë Maqedonia e gjeti në minutën e 60-të. Ishte Vasko Papaliski, ai i cili shënoi për 1:0 me një goditje të bukur volej, gol ky që në fund u tregua i mjaftueshëm për fitoren e ekipit të udhëhequr nga Vllatko Kolev.

Vetëm 5 minuta pas këtij goli të shënuar, Maqedonia sërish tentoi për të shënuar, këtë herë përmes Cvetkovskit, mirëpo golin këtij të fundit i’a mohoi portieri mysafir, që me një intervenim të shkëlqyer nuk lejoi që të mposhtet edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.

Deri në fund të takimit, të përzgjedhurit e Vllatko Kolevit luajtën në mënyrë të disiplinuar dhe arritën ta ruanin epërsinë minimale për fitore ndaj përfaqësueses cilësore të Malit të Zi.


FORMACIONET:

MAQEDONIA: Darijan Denkovski, Aleksa Jazagiç (76. Pavel Ribarski), Teo Stojçevski, Pavel Koteski, Marko Ivanov, Blendi Laça (46. Arda Iljazovski), Vasko Papaliski, Andrej Cvetkovski, Marko Mirçevski (46. Jakov Presilski), Luka Georgiev (90. Iljir Gjoni), Alek Trpkov (46. Alek Çedomirski).

Trajner: Vllatko Kolev

MALI I ZI: Simon Soshiç (46. Strahinja Terziç), Blagoje Uzunovski (84. Andrija Rondoviç), Stefan Nediç, Petar Ivanoviç (70. Luka Markoviç), Matija Rakçeviç (70. Nemanja Kljajeviç), Aleksa Çausheviç (46. Petar Begoviç), Mark Gjokaj (70. Pavle Pejoviç), Petar Radomiroviç (70. Andrej Kruniç), Matija Knezheviç (46. Adnan Hajdarpashiç), Danilo Kishiç, Luka Vushuroviç.

Trajner: Radovan Kavaja


 

Leave a Reply