Anglia ka mposhtur Kroacinë me rezultat 2:1, në një ndeshje të veçantë për kapitenin e “Albonit Krenar”, Harry Kane, i cili është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e përfaqësueses angleze.
Kane e ka zhvilluar ndeshjen e tij të 126-të me Anglinë, teksa i njëjti falë golit të shënuar nga penaltia, i siguroi fitoren dhe 3 pikët kombëtares angleze.
Ndryshe Morgan Rogers e shënoi golin e epërsisë për anglezët në minutën e 24-të, teksa Petar Suçiç në të 59-tën kishte barazuar përkohësisht për Kroacinë.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 64-të, Kane realizoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar, Angli 2, Kroaci 1.
Me këtë fitore, Anglia e ka siguruar një përballje vendimtare me Spanjën të dielën, ku do të përcaktohet kryesuesi i Grupit A3.
