Naser Aliji debutoi në “Serie B”

Futbollisti kumanovar, Naser Aliji mbrëmë ka debutuar me fanellën e skuadrës së tij të re, Entella në “Serie B”. Mbrojtësi i Komëtares shqiptare u transferua te kjo skuadër gjatë kësaj merkatoje janari, ndërsa mbrëmë u aktivizua kundër Specias.

Debutimi i Alijit në fakt nuk ishte pozitiv, pasi skuadra e tij në fund pësoi disfatë minimale 0:1 në shtëpi.

Mbrojtësi i majtë u aktivizua në minutën e 60-të duke zëvendësuar Brivion, ndërsa nga mediat italiane u vlerësua me notën 6.

Entella pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe aktualisht rrezikon shumë duke u renditur në pozitën e 19-të.

 

Leave a Reply