Zekirja Ramadani nisi misionin “fshesa” te Egnatia!

Egnatia po përgatitet për gjysmën e dytë të sezonit, prandaj ka rishikuar pozitat e futbollistëve në skuadër.

Skuadra e Superligës shqiptare tashmë drejtohet nga strategu shkupjan, Zekirija Ramadani, i cili si duket do të nisë projektin e tij në Rrogozhinë, duke pasur parasysh se nga Egnatia deri më tani janë larguar plotë 6 futbollistë.

I fundit është Arbër Çyrbja, ish-futbollisti i Gjilanit. Ky i fundit dhe klubi kanë ndërprerë me pëlqim të dy anshëm bashkëpunimin.

Çyrbja ishte një element i rëndësishëm te Egnatia, teksa mbart me vete një eksperiencë të madhe dhe e njeh mjaft mirë Superioren, ku në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe të mëdha, si Kukësi, Teuta, Erzeni dhe Elbasani.

Ndërkohë më herët nga Egnatia u larguan edhe portieri Urosh Djuriç, mbrojtësi Mario Teqja, mesfushori Glejdi Ndraxhi si dhe dy futbollistët e huaj, Arsenio Valport – Criss Gadi. (infOSport.mk)

Leave a Reply