Covid 19 vazhdon të pushtojë Barcelonën, edhe një tjetër futbollistë rezulton pozitiv!

Pas rezultateve pozitive të djeshme nga Dani Alvesh dhe Lenglet, Barcelona njoftoi sot se edhe një tjetër futbollistë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Jordi Alba ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ai nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të marte. Alba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim në shtëpi. Klubi ka njoftuar tashmë autoritetet kompetente”, – thuhet në kumtesën e klubit katalunas.

Barcelona pas 18 xhirove të para në La Liga renditet në pozitën e 7-të me 28 pikë, 10 më pak se vendi i dytë që mbahet nga Sevilja dhe plotë 18 më pak se kryesuesit e Real Madridit.

Leave a Reply