Karvahal barazon rekordin e Nanit dhe Evras në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Daniel Karvahal ka barazuar një rekord që ka të bëjë për ndeshjet pa disfatë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Ndeshja sonte ndaj PSZH-së ishte e 24-të e rradhë në të cilën Karvahal ishte në fushë, dhe në të cilën Reali nuk ka pësuar disfatë.

Në këtë mënyrë spanjolli barazoi rekordin e Luish Nanit dhe Patris Evras të arritur 8 vite më parë  me petkun e Mançester Junajtedit.

Për herë të fundit Karvahal me Realin ishte mundur nga Juventusi gjatë majit të vitit 2015-të, kur “Zonja e Vjetër” kishte shënuar fitore me rezultatin 1:2 në ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply