Pas pak hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, do të ketë ndeshje të forta!

16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e dytë të garave në Ligën e Kampionëve, atë të eliminimit, gjatë ditës së sotme do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Duke filluar nga ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona, Bajern Munih, Borusia Dortmund, Juventus, Mançester Siti, Paris Sen Zhermen, Porto dhe Real Madrid që kishin dalë si fitues të grupeve ndodhen në vazon e parë, dhe ato nuk mund të përballen njëra me tjetrën, ndërsa në vazon e dytë, bëjnë pjesë skuadrat e vendeve të dyta nëpër grupe, si Ajaksi, Atletiko Madridi, Liverpulli, Lioni, Mançester Junajtedi, Roma, Shalke 04 dhe Totenhami. Kujtojmë gjithashtu se mes tyre në këtë xhiro nuk mund të luajnë as skuadrat që vijnë nga e njëjta ligë.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales do të startojnë më 12 shkurt.

Leave a Reply