Barcelona sot në kuadër të javës së 22-të në La Liga do të mirëpret Valencian. Që të dyja skuadrat në mesjavë zhvilluan ndeshjet e tyre edhe në kuadër të Kupës së Mbretit, me ‘katalunasit’ që shpenzuan shumë energji për të përmbysur gjithçka me fitoren e thellë 6:1 ndaj Seviljës.
Trajneri Valverde përsëri po mendon të futet me 11-shën më të fortë të mundshme, për të marrë tre pikët e ardhshme dhe për të vijuar me kryesimin e renditjes në La Liga.
🔥 MATCHDAY🏟 Camp Nou⚽️ #BarçaValencia🏆 La Liga🔵🔴 Força Barça!
Публикувахте от FC Barcelona в Петък, 1 февруари 2019 г.
Trajneri i Barcelonës ka publikuar edhe listën e lojtarëve që janë ftuar për këtë ndeshje, ndërsa 3 mungesat e mëdha të ‘blaugranëve’ për këtë ndeshje janë portieri Sillesen, mesfushori Buskets dhe sulmuesi Dembele.
Ndeshja Barcelona – Valencia në ‘Kamp Nou’ starton në ora 18:30, ndërsa më poshtë mund të shihni listën e futbollistëve të Barçës të gatshëm për këtë ndeshje.