Kundërshtari i Shkëndijës në Ligën e Konferencës, FC Riga transferon reprezentuesin e Kosovës!

Besar Halimi është futbollisti më i i ri i FC Riga, kundërshtarit të Shkëndijës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për zyrtarizimin e futbollistit kosovar e ka bërë publik vetë klubi letonez përmes rrjeteve sociale.

26 vjeçari kosovar me skuadrën kampione të Letonisë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti te FC Riga transferohet si futbollistë i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën gjermane të Sandhausen.

Sa i përket CV-së së Halimit, ai ka luajtur për Brondbyn në Danimarkë, si dhe për skuadrat gjermane të Majnc, FSV Frankfurt dhe Shtutgart Kicker. Ai ka luajtur edhe për kombëtaret U18 dhe U19 të Gjermanisë, ndërsa në moshë madhore ai pranoi ftesën e përfaqësueses së Kosovës, për të cilën deri më tani ka regjistruar 27 paraqitje dhe 3 gola të shënuar.

I njëjti do të jetë një super përforcim për ndeshjet e Europës për skuadrën e FC Riga, që shpreson shumë te Halimi për dy përballjet kundër Shkëndijës. Kujtojmë, FC Riga njëjtë sikurse edhe Shkëndija, u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, përballë suedezëve të Malmo. (infOSport.mk)

Leave a Reply