Ja vendimi përfundimtarë i UEFA-s për arbitrin, Ajtekin

Arbitri gjerman me origjinë turke, Deniz Ayetkin nuk do të referojë në asnjë nga ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Kjo pasi UEFA kishte mbetur e pakënaqur me vendimet e tij në ndeshjen e 1/8 së finales midis dy skuadrave gjigande, Barcelonës dhe Paris Sen Zhermenit.

Disa nga vendimet e arbitrit gjerman në ndeshjen e zhvilluar në “Kamp Nou” kishin qenë mjaft të polemizuara, shkruan “infOSport.mk”.

Ndër rastet më të përfolura në opinion dhe brenda shtëpisë së futbollit evropian kanë qenë rasti i penaltisë jo të akorduar ndaj Anhel Di Marias pas atij startit të Maskeranos, pastaj penaltia e akorduar në favor të Luis Suarez, ndërsa gjithashtu kanë mbetur akoma disa vendime që nuk janë diskutuar për sa i përket paraqitjes së tij. Rikujtojmë për ndeshjen në fjalë është ngritur edhe një peticion, që e njëjta të përsëritet.

Leave a Reply