Universiteti i Tetovës mundi Makedonija Maks midis Strumicës

Klubi i volejbollit për femra, Universiteti i Tetovës ka shënuar një fitore të madhe në transfertën në Strumicë ndaj Makedonija Maks, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurat e trajneres, Laureta Abazi ishin superiore në këtë përballje, duke shnëuar fitore me rezultatin 3:1, në sete 18:25, 25:19, 25:14 dhe 25:23.

Përveç setit të parë, ku ekipi kundërshtarë u tregua më i mirë, duke e mbyllur atënë favorin e saj me rezultatin 25:18, në të gjithë tre setet tjera u vërejt një dominim i plotë i vashave të Universitetit të Tetovës, të cilat në fund me buzëqeshje u kthyen nga Strumica.

“Ishte ndeshje e vështirë, por studentet tetovare dhanë angazhimin maksimal dhe përballuan të gjitha vështirësitë pa mos i veçuar edhe gjyqtarët. Dëshmuam se kemi cilësi ndaj uroj të gjitha lojtaret tona për këtë fitore të madhe” – tha trajnerja e ekipit Laureta Abazi menjëhere pas përfundimit të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës KV Universiteti i Tetovës do ta zhvillojë në parketin e saj kundër ekipit të KV Nakovski Voley.

Leave a Reply