Shkëndija kundër Bregallnicës pa shërbimet e kapitenit Hasani

Shkëndija është gati për ndeshjen e javës së 24 në elitën e futbollit vendor, ku të shtunën në Shtip do të përballet me skuadrën e Bregallnicës.

Skuadra e Tomas Brdariç ka punuar në atmosferë pozitive dhe pret momentin e mirë ta shfaq edhe ndaj skuadrës nga Shtipi.

Stafi teknik i “kuqezinjëve” mes tjerash ka punuar shumë edhe në aspektin psiqik të futbollistëve për të mos lejuar nënçmim të kundërshtarit, që aktualisht ndodhet në pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit.

Te Shkëndija për këtë ndeshje kthehet Ardian Cuculi që pushoi në takimin e javës së kaluar me Pobedën shkaku i 5 kartonave të verdhë, ndërsa do të mungojë vetëm kapiteni Ferhan Hasani.

Ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës luhet të shtunën në Shtip me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply